ILNISA E NXJERR NGA SHTRATI/ Meritoni sherr me Eglën: Ik pir*hu, o i paturp dhe i pacipë – AlpeGossip
ILNISA E NXJERR NGA SHTRATI/ Meritoni sherr me Eglën: Ik pir*hu, o i paturp dhe i pacipë

ILNISA E NXJERR NGA SHTRATI/ Meritoni sherr me Eglën: Ik pir*hu, o i paturp dhe i pacipë

Egla dhe Meritoni janë përfshirë në një debat të ashpër dhe shkak për këtë është bërë krevati.

Ilnisa mesa duket i kërkoi Meritonit të largohej nga shtrati i saj dhe për këtë arsye këngëtari është detyruar të kthehet në krevatin e tij të vjetër i cili ishte okupuar nga Egla.

Meritoni: Më more shtratin tim dhe ky shtrat është i parregulluar. A po sqaroheni ju të dyja dhe më rregulloni dhe lironi shtratin tim.

Egla: Lëviz. Ik mos më zgjo mua nga gjumi.

Meritoni: Jo, jo. Të zgjo dhe ç’ke me të.

Egla: Shko plotësohu me ndonjë shtrat ku të gjesh bosh.

Meritoni: Unë dola këtu sepse e kam liruar atë shtrat për shkak se…

Egla: Edhe unë e kam liruar dhe jetoj këtu tani.

Meritoni: Po ti pa ujë po na lë, për fermën i theve rregullat dhe shtratin na e ke marrë. Unë s’di çfarë të bëjë tjetër Egla. Vetëm për të jetuar për ty në këtë shtëpi.

Në këtë moment banorët kanë “shpërthyer” në të qeshura nga komentet e Meritonit. Nga ana tjetër, Egla ka ndërprerë “shown” duke i kërkuar këngëtarit t’i shporret sysh ose të rrijë dhe ti këndojë te koka gjithë natën. Mirëpo ofezat nuk kanë përfunduar këtu. Egla ka vazhduar të përbaltë figurën e Meritonit, teksa ky i fundit me paralajmërimin se s’ka për të lënë njeri të flerë gjumë vazhdoi i pashqetësuar të bëjë zhurmuesin duke kënduar “Qingj i vogël…”.

“Po ik dhe pirdhu o Meriton. Ik o i paturp dhe i pacipë. Ik se të kanë nxjerrë nga krevati. Je një copë xholi, që bredh sa andej këndej”- ka vijuar Egla.

Egla: M’u hiq sysh ose këndo aty, rri gjithë natën si qiri aty.

Meritoni: Në rregull, por rri këtu si qiri. Qingji vogël rri mendueshëm be be ba. “Pse më rri kaq shumë trishtueshëm, tring, tring…”.

Egla: Mos e prek flamurin.

Meritoni: Është flamuri im.

Egla: Ma jep këtu, e mora unë.

Meritoni: Beee… Sot s’ka për të fjetur asnjë.

Egla: Po ik dhe pirdhu o Meriton. Hajde këndo ndonjë këngë. Ik o i paturp dhe i pacip. Ik se të kanë nxjerrë nga krevati. Je një copë xholi, që bredh sa andej këndej. O xholi, o xholi. E di çfarë është xholi.

Meritoni që këndon: Po pse të mos bëj kështu kur ju më zini shtratin dhe nuk e ke rregulluar që është respekti minimal.

Egla: S’është shtrati yt. Këtë e ka bërë Françeska.

Meritoni: Mirë pra, shko ik dhe rregullohu me Françeskën.

Egla: S’kam punë unë. S’kam asnjëlloj roli në çmenduritë e të tjerëve.

I surprizuar nga sjellja e banores, Meritoni i është kundërpërgjigjur duke thënë “Sa të ka shkuar temperatura”, duke implikuar se me çfarë po shpreh, nuk është në rregull.

Meritoni: Sa e ke temperaturën?

Egla: S’kam, jam në rregull.

Meritoni: Je në rregull ë?

Egla: Do ma masësh ti? Shko ik dhe merr një termometër te dhoma e dëshirave.

Meritoni: Ndoshta edhe e bëj.