SI NË PËRRALLA/ Ja historia e bukur e martesës së Kate & William – AlpeGossip
SI NË PËRRALLA/ Ja historia e bukur e martesës së Kate & William

SI NË PËRRALLA/ Ja historia e bukur e martesës së Kate & William

Kate dhe William bëjnë pjesë tek ata çifte që duken të martuar prej një jete. Epo në fakt, na lini t’ju themi që është vërtet kështu.

Ndonëse dasma e madhe u bë në prill të 2011-it, çifti mbretëror e kishte ndarë mendjen që prej 2007-ës. Ata kishin bërë një premtim në formë pakti dhe ja ku janë një dekadë më vonë- lumturisht të martuar!

Në librin e ri të shkrimtarit të oborrit mbretëror Katie Nicholl, shkruhet se princ William dhe Kate e kishin diskutuar që herët se do ta kalonin bashkë pjesën e mbetur të jetës, që kur ishin thjesht të dashur.

(Ndërkohë që ne flasim, urojmë që të dashurit tuaj dhe tanët të jenë duke mbajtur shënime).

Atje, në ishullin përrallor, William i siguroi të dashurës së tij se lidhja e tyre do të ishte afatgjatë.

“Për herë të parë, ata folën seriozisht rreth martesës. Me oqeanin para tyre dhe qiellin e natës, bënë një pakt për t’u martuar.”- shkruhet në libër.

Në fakt, pas këtij pakti diçka ndodhi dhe dyshja u nda për pak, por sigurisht ajo periudhë nuk zgjati shumë. Duhet ta çonin gjer në fund premtimin e tyre!

“Ne ishim të dy shumë të rinj. Unë isha në universitet dhe të dy po përpiqeshim të gjenim veten. Duke qenë se ishim karaktere të ndryshme, s’ishte dhe aq e thjeshtë të gjenim një rrugë të përbashkët. Po rriteshim.”- u shpreh William asokohe.

Pas ribashkimit, çifti qëndruan të lidhur për 3 vite, derisa princi i propozoi asaj në 2010-ën. Një vit më vonë, Kate Middleton u bë zyrtarisht Dukesha e Cambridge-it!