GRATË I LARGOJNË BURRAT NGA UNË/ Xhensila Pere rrëfen skenat me Genën: Pas një burri të fortë... - AlpeGossip
GRATË I LARGOJNË BURRAT NGA UNË/ Xhensila Pere rrëfen skenat me Genën: Pas një burri të fortë…

GRATË I LARGOJNË BURRAT NGA UNË/ Xhensila Pere rrëfen skenat me Genën: Pas një burri të fortë…

Pas eksperiencave të ndryshme si modele, hyrja në “Big Brother” apo edhe balerinë, Xhensila Pere tashmë është bërë edhe protagoniste e një klipi. Bukuroshja është shfaqur si aktore në klipin e ri të këngëtarit Gena Lito.

Në një intervistë për Story, Xhensila ka rrëfyer të gjitha prapaskenat e klipit. Ajo është shprehur se është ndjerë e habitur që është kontaktuar nga vetë gruaja e këngëtarit, Lorena, pasi zakonisht burrat i mbajnë larg prej saj.

“Pas një burri të suksesshëm qëndron një grua e fortë. Dhe bashkëshorten e Genës do e quaja çelsin e suksesit të tij. Jo vetëm që nuk kishte vend për xhelozi, por është kujdesur deri në detaje për çdo dalje timen. Dhe unë kam qenë zgjedhja e saj, ndër shumë modele të tjera. Në fakt jam habitur kur jam kontaktuar nga ajo, se zakonisht gratë i mbajnë larg meje burrat. Dhe nuk e mendoja që nga një bashkëpunim mund të lindte një miqësi, ashtu si ka ndodhur mes meje dhe Lorenës,”- u shpreh Pere.