E FIKSUAR PAS NGJYRËS BLU? Ja cilat janë arsyet që Meghan Marckle e adhuron – AlpeGossip
E FIKSUAR PAS NGJYRËS BLU? Ja cilat janë arsyet që Meghan Marckle e adhuron

E FIKSUAR PAS NGJYRËS BLU? Ja cilat janë arsyet që Meghan Marckle e adhuron

Nëse i keni kushtuar vëmendje modës së Meghan Markle që kur ajo u bë anëtare e familjes mbretërore, mund të keni vënë re një prirje për të zgjedhur veshjet në ngjyrë blu. Së fundmi ajo veshi dy kostume blu të ndryshme, gjatë turneut të saj të fundit, një fustan nga Stella McCartney dhe një fund nga Givenchy.

Dhe sipas Specialistit të Psikologjisë së Aplikuar Karen Haller zgjedhja e veshjeve blu mund të jetë një vendim i nënndërgjegjeshëm i saj.

“Ngjyra blu lidhet me mendjen. Bluja e errët lidhet me besimin, logjikën dhe njohuritë. Ajo komunikon detyrë dhe profesionalizëm dhe duke pasur parasysh se është një ngjyrë e afërt me të zezën, ndoshta kjo mund të jetë edhe arsyeja pse Meghan zgjodhi këtë ngjyrë në turneun e saj të fundit 16-ditor” – tha Haller për “Daily Mail”.

“Subkoshienca e të veshurit ngjyrën blu të errët mund të tregojë se ky ishte turneu i saj i parë mbretëror ose sepse ajo donte të ruante fokusin dhe përqendrimin gjatë detyrave të saj mbretërore” – shtoi më tej psikologu.