Vetëm 1/3 e këtyre meshkujve patën probleme me impotencën seksuale gjatë kësaj periudhe. Meshkujt që konsumuan më shumë se 3 racione në javë nga 5 ushqimet më të mira për parandalimin e impotencës seksuale ishin 19% më pak të rrezikuar të prekeshin nga ky problem seksual, shkruan shëndeti.
Pesë ushqimet më të mira në këtë rast ishin: manaferrat, portokalli, vera e kuqe, molla dhe pjeshka.
Të gjitha këto ushqime janë të pasura me flavonoide, të cilat mund të përmirësojnë rrjedhjen e gjakut duke zgjeruar enët e gjakut dhe bërë arteriet më fleksible. Shumica e rasteve me impotencë seksuale shkaktohen kur nuk ka mjaftueshëm rrjedhje të gjakut në organin mashkullor. Prandaj, për të parandaluar impotencën seksuale, meshkujt duhet të konsumojnë më shumë ushqime të pasura me flavonoide.