Moderatorja Fjoralba Ponari është shumë e dashur për publikun shqiptar. Së fundmi, ajo ka zhvilluar një “Ask me a question” dhe i është përgjigjur ndjekësve të saj. Dikush e pyeti nëse ajo do të jetë pjesë e BBV. Por si u përgjigj ajo?
Fjoralba tha ndër të tjera se nuk e sheh veten pjesëmarrëse në një kompeticion të tillë. Në programin “Portokalli” do të prezantojë së bashku me Fjoralbën dhe Xhemi Shehu.
Prezenca e dy vajzave në këtë format, ka krijuar përshtypjen në rrjet se ato nuk shkojnë mirë me njëra-tjetrën. Ndonëse sa herë janë pyetur edhe Xhemi edhe Fjoralba e kanë mohuar një xhelozi midis tyre, njerëzit akoma kanë dyshimet e tyre. Ponari ka realizuar një “ask me a question” në Instagram, ku sigurisht nuk ka munguar një pyetje në lidhje me kolegen e saj.