DHUNA KUNDËR GRAVE/ 10 pika me fjalët dhe shprehjet që nuk duhen përdorur – AlpeGossip
DHUNA KUNDËR GRAVE/ 10 pika me fjalët dhe shprehjet që nuk duhen përdorur

DHUNA KUNDËR GRAVE/ 10 pika me fjalët dhe shprehjet që nuk duhen përdorur

Siç të gjithë e dimë më shumë vret plumbi se fjala. Sidomos kur bëhet fjalë për dhunën ndaj grave është e nëvojshme që të gjendet një gjuhë e përshtatshme. Në të vërtetë ka fjalë që mund të ndihmojnë gratë të çlirohen nga dhuna psikologjike dhe fizike e ta denoncojnë atë. Por ka shprehje të cilat mund të shkaktojnë dëme serioze. Për të ndihmuar profesionistët e medias që të gjejnë fjalët e duhura por edhe për të rritur ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e publikut, për të adresuar çështjet siç duhet, janë gjetur dhjetë pika me fjalë dhe shprehje që nuk duhet përdoren kur flasim për dhunën ndaj grave.

Ka qenë projekti “Stop Dhunës ndaj grave”, i cili u sponsorizua nga Shoqata e Gazetarëve në Toscana të Italisë. Kjo është zhvilluar për shkak të urgjencës që vendi ka në lidhje me këtë çështje. Në Itali në vitin 2018 janë vrarë 69 gra, ndërkohë janë 7 milion edhe pse nuk kanë humbur jetën janë rrahur, keqtrajtuar. Nga viti 2000 deri më sot është bërë një masakër me 3100 viktima.

Fjalët mund të bëjnë diferencën, ata mund të ndikojnë për të ndryshuar veprimet dhe qëndrimet e gjeneratave të reja dhe të ndihmojnë në transformimin e vështrimit të burrave ndaj grave. Por një gjuhë e gabuar mund të ketë efekt të kundërt, duke përforcuar paragjykimet dhe stereotipet dhe duke shkaktuar dhimbje shtesë për viktimat. Këto janë shprehjet:

1.dashuri e sëmurë

2.kap me forcë

3.ajo e tradhëtonte

4.e meritonte

5.Përse nuk e le atë

6.Ishte një djalë dhe baba i mirë

7.çmenduri

8.Informacioni se si ishte veshur

9.detajet e parëndësishme dhe të tmerrshme

10.kur tregon llojin e plagëve

“Fjalët mund të pasohen me dhunë fizike e cila shënon përgjithmonë një traumë piskologjike që të shërohet shumë vështirë”- shprehet Alessandra Kusterman, drejtoreshë e UOC,

Duke përdorur fjalët e duhura do të thotë që publiku e përcepton këtë fenomen dhe sheh të vërtetën. Kur mediat theksojnë prejardhjen e agresorit, ata zhvendosin vëmendjen nga akti i dhunës dhe nga ajo që po përjetojnë gratë. Doktoresha shton se problemi nuk ka të bëjë me kulturën e autorit por me një koncept të rrezikshëm mbi marrëdhënien e pushtetit midis burrave dhe grave. Bashkëshortët dhe shokët janë në 70% të rasteve përgjegjës për dhunën.