KUJDES/ “Ngrënia sa për dy” gjatë shtatzënisë mund të dëmtojë fëmijën tuaj – AlpeGossip
KUJDES/  “Ngrënia sa për dy” gjatë shtatzënisë mund të dëmtojë fëmijën tuaj

KUJDES/ “Ngrënia sa për dy” gjatë shtatzënisë mund të dëmtojë fëmijën tuaj

Ekziston një mendësi popullore e cila thotë se mamatë që janë në pritjen e ëmbël duhet të “hanë për dy”, që femija i tyre të jetë i shëndetshëm. Një numër studimesh e kërkimesh të reja kanë dalë në përfundimin se e vërteta është komplet ndryshe. Të shtosh shumë peshë ose të humbësh shumë peshë gjatë shtatzënisë në fakt mund të jetë shumë e dëmshme për fetusin.

Studimi i fundit i publikuar në revistën “Diabetologia” survejoi 905 mama të ardhshme dhe arritën në përfundimin se fëmijët e atyre nënave të cilat shtuan kile gjatë shtatzënisë, kishin më shumë rrezik për të pasur probleme me insulinën, tensionin e lartë apo makrosominë në të ardhmen. Gjithashtu, rreziqe të shtuara kardiovaskulare ose për diabetin parashikohen për këto fëmijë të cilët lindin dhe me një indeks të lartë të masës së trupit (BMI).

E njejta gjë mund të thuhet për gratë të cilat humbin peshë gjatë shtatzënisë. Shifrat e indeksit të masës trupore në raport me kilet që mund të marrësh gjatë muajve të barrës janë: Një grua me indeks normal të trupit midis 18.5 dhe 24.9 nuk duhet të shtojë më shumë se 25 ose 35 kile.

Ekspertët përgjegjës për studimin thonë se ajo që duhet të bëjnë nënat është të përdorin një dietë të balancuar, me mikronutrientë me shumicë. Gjithashtu, atyre u këshillohet dhe të bëjnë ushtrime të moderuara ditë për ditë që të evitojnë luhatjen drastike të peshës.