“MË KA ZËNË DOLLAPIN E RROBAVE”/ Banorët zbulojnë kush është banori më i rrezikuar për t’u eliminuar – AlpeGossip
“MË KA ZËNË DOLLAPIN E RROBAVE”/ Banorët zbulojnë kush është banori më i rrezikuar për t’u eliminuar

“MË KA ZËNË DOLLAPIN E RROBAVE”/ Banorët zbulojnë kush është banori më i rrezikuar për t’u eliminuar

Gjatë “Prime”-t të mbrëmjes së djeshme, Kiara Tito nisi një zinxhir shpëtimi, për shkak të avantazhit që kishte si lidere e javës në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Ajo e nisi me Keisi Medinin dhe në fund mbetën katër banorët që shkuan automatikisht në nominim, Luizi, Elvisi, Shpati dhe Antoneta.

Një pjesë e banorëve komentuan zinxhirin dhe televotimin që u hap mbrëmë, ku njëri prej tyre do largohet nga shtëpia të shtunën.

Luizi tha se Antoneta do largohet nga shtëpia dhe duke folur me batuta, ai tha se Antoneta duhet të ikë sepse i ka zënë dollapin e rrobave.

Kiara u shpreh se të shtunën del Shpati. Ndërkohë ky i fundit nuk e ka pritur aspak mirë zgjedhjen e Nitës, e cila shpëtoi Fotininë.

Madje pas përfundimit të spektaklit ai i ka kërkuar llogari se pse nuk e shpëtoi dhe Nita i është kthyer se pse po pyet atë dhe jo Dea Mishel.