"PLAS KARRIGIA KOKËS"/ Një femër fut në sherr Oni Hysenbelliun - AlpeGossip
“PLAS KARRIGIA KOKËS”/ Një femër fut në sherr Oni Hysenbelliun

“PLAS KARRIGIA KOKËS”/ Një femër fut në sherr Oni Hysenbelliun

Oni Hysenbelliu është një nga djemtë më të komentuar në showbiz, si për jetën luksoze, ashtu edhe për jetën private e lidhjet e dashurisë. Oni ishte i ftuar dje në një intervistë për “Thumb” ku tregoi një histori sesi ishte përfshirë në një sherr për shkak të një femre.

“Kur kam pas luajtur me ekipin e partizanit dolëm gjithë bashkë për ditëlindjen time. Të gjithë ishim veshur me këmisha me papion. Një moment një person u bë xheloz se e dashura e tij shikonte nga ne por ne nuk e shikonim atë. Një budallallik se kur ti nuk e mban dot atë që ke në krah, merru me atë, jo me djemtë e huaj. Ky mori lëshoi një karrige, por ajo karrige doli huq. Ne shkuam ta godisnim. Një shoku jonë gabimisht godet bodygardin e klubit, pastaj ky iku me vrap, ndodhi sherr mes nesh dhe bodygardit, erdhi policia”, tregoi Oni.