XHELOZ PËR FIFIN? Graniti: E gjeti ngushëllimin tek Dj Dagz – AlpeGossip
XHELOZ PËR FIFIN? Graniti: E gjeti ngushëllimin tek Dj Dagz

XHELOZ PËR FIFIN? Graniti: E gjeti ngushëllimin tek Dj Dagz

Ditët kaluan dhe spektakli i së martës mbrëma më në fund arriti.

Ai ka filluar pak çaste më parë duke premtuar përballje, sqarime, eleminime dhe njoftime të tjera të rëndësishme.

Spektakli nisi me një komunikim me ish-banorët teksa Graniti bëri edhe një deklaratë xhelozie kundrejt Fifit.

Ishte Graniti i cili deklaroi se teksa ka ndjekur nga larg qëndrimin e banorëve, ka konstatuar se këngëtarja ka gjetur shpejt ngushëllimin tek Dj Dagz.

‘’E pash që Fifi u mërzit  kur dola unë por mesa duket e ka gjetur shpejt ngushëllimin’’,- tha ai.

Teksa dëgjoi këtë konkluzion, Fifi replikoi duke thënë se Arbrin e ka vetëm shok dhe se Graniti nuk mund të bëhet xheloz për të.