MBETËM PA FJALË/ Irina Shayk i rikthehet punës pas ndarjes dhe duket e hatashme në sfilatën në Itali – AlpeGossip
MBETËM PA FJALË/ Irina Shayk i rikthehet punës pas ndarjes dhe duket e hatashme në sfilatën në Itali

MBETËM PA FJALË/ Irina Shayk i rikthehet punës pas ndarjes dhe duket e hatashme në sfilatën në Itali

Irina Shayk është rikthyer në punë pas ndarjes së bujshme nga bashkëshorti Bradley Cooper.

Nuk kanë kaluar as 2 javë pasi i dha fund marrëdhënies së saj 4-vjeçare me aktorin e njohur të Hollivudit, dhe modelja u shfaq në një sfilatë në Itali.

Supermodelja ruse dukej e mahnitshme e veshur me një fustan lëkurë të zi nga Ermanno Scervino.

Me dorashka prej lëkure dhe geta të zeza, që i jepnin një pamje dominuese në pasarelë, Irina, 33 vjeç, tërhoqi vëmendjen në këtë eveniment të veçantë, të mbajtur në Firence.

Ajo iu bashkua kolegeve Stella Maxwell,  Gigi dhe Bella Hadid në këtë event special që shënoi rikthimin e fuqishëm të Irina-s.

Shfaqja e modeles në sfilatë vjen pas raporteve të mediave se ajo dhe Bradley vazhdojnë të jenë të bashkuar për hir të vajzës së tyre 2-vjeçare Lea.

Një burim tha për “People” se edhe pse u ndanë pas katër vjetësh, Irina dhe Bradley kalojnë kohë së bashku si familje për vajzën e tyre.