IDE TË SHPEJTA E JO TË SHTRENJTA/ Zbuloni 5 dhurata të minutës së fundit për Vitin e Ri – AlpeGossip
IDE TË SHPEJTA E JO TË SHTRENJTA/ Zbuloni 5 dhurata të minutës së fundit për Vitin e Ri

IDE TË SHPEJTA E JO TË SHTRENJTA/ Zbuloni 5 dhurata të minutës së fundit për Vitin e Ri

Fundi i vitit po vjen dhe ju ende nuk keni bërë dhuratat për gjithë të afërmit dhe familjarët? Ja disa ide të shpejta dhe jo të shtrenjta.

 

Një shportë me produkte. Ka për të gjitha shijet, për çdo rast dhe për çdo buxhet. Mund të zgjidhni të vendosni në shportë produkte kuzhine, produkte bukurie, objekte dekoruese apo edhe lule.

Një lule. Jeni në përkim të një dhurate për një të afërme? Një lule e veçantë e mbjellë në një vazo interesante është gjithmonë një dhuratë e bukur për femrat.

Disa bileta lotarie. Mund të duket jo e zakonshme sidomos për vendin tonë, por në fakt është një ide interesante dhurate e minutës së fundit. Mundet që miku juaj të provojë fatin dhe të fitojë shumë.

Një libër. Nëpër librari ka libra të shumtë interesante që lidhet\n me festat, por edhe nga ata që janë më të shiturit. Nëse i dini shijet e mikut apo të afërmit tuaj, zgjidhni një libër për të dhe ai do kënaqet. Paketojeni bukur dhe do e gazoni vërtet.
Një lojë. Shah, Mos u nxeh, tavëll apo çdo lloj loje tjetër është argëtuese sidomos kur mblidhesh me familjen apo me miqtë. Kjo dhuratë mund të jetë interesante dhe e vlerësuar. Madje mund të provoni të luani edhe që në momentin e hapjes së dhuratave.