NJË FAMILJE MODERNE/ Aktorja e njohur dhuratë për bashkëshortin dhe ish-partnerin (FOTO) – AlpeGossip
NJË FAMILJE MODERNE/ Aktorja e njohur dhuratë për bashkëshortin dhe ish-partnerin (FOTO)

NJË FAMILJE MODERNE/ Aktorja e njohur dhuratë për bashkëshortin dhe ish-partnerin (FOTO)

Gwyneth Paltrow dhe Brad Falchuk këtë vit festojnë Krishtlindjen e parë si çift i martuar. Megjithatë aktorja e njohur nuk ka harruar që në festimet e familjes së saj të përfshijë edhe ish-partnerin, këngëtarin e grupit ‘Coldplay’, Christ Martin. Gwyneth publikoi në ‘Instagram’ një fotografi nga dekori në shtëpinë e saj dhe të gjithë fansat u fokusuan tek çorapet e Krishtlindjes të varura në mur. Çorapet e varura cilësohet se sjellin fat, prandaj për çdo anëtar të familjes mund të bëhet një dhuratë e tillë. Në njërën nga çorapet e familjes së Paltrow binte në sy edhe emri i ish-bashkëshortit, Christ, përkrah emrave të bashkëshortit aktual dhe fëmijëve.

Megjithatë fansat nuk u surprizuan shumë nga kjo, sepse Christ dhe Gwyneth kaluan ditën e falënderimeve bashkë me fëmijët e tyre. Për më tepër ata kanë kaluar edhe disa ditë pushimi të gjithë si familje. Gwyneth dhe Christ u ndanë në vitin 2014-të pas 10 vitesh martesë