Gratë që çuditën botën: Jemi engjëj të dërguar në Tokë dhe kjo është historia jonë! – AlpeGossip
Gratë që çuditën botën: Jemi engjëj të dërguar në Tokë dhe kjo është historia jonë!

Gratë që çuditën botën: Jemi engjëj të dërguar në Tokë dhe kjo është historia jonë!

Michelle Gordon e kuptoi që nuk ishte si gjithë fëmijët e tjerë, kur nisi të kishte eksperienca të çuditshme në moshën 3- vjeçare.

“Gjatë natës e shihja veten duke fluturuar mbi kopshtin e shtëpisë. E dija që nuk isha në ëndërr pasi kopshti ishte njësoj si në jetën e vërtetë. Nëse ishte pranverë kishte gjelbërim, nëse ishte vjeshtë kishte gjethe kudo në tokë. Më kujtohet si zgjohesha në mëngjes dhe duke zbritur shkallët pyesja veten se përse nuk po fluturoj dot edhe tani.” shprehet Michelle, tanimë 34 vjeçe.

Ende sot Michelle ka ndjesinë se është ndryshe nga njerëzit që e rrethojnë. Ajo ka qenë përherë e ndjeshme ndaj problemeve të të tjerëve dhe është e bindur se ka ardhur me një mision në jetë: ta bëjë këtë botë një vend më të mirë. Ajo e konsideron veten si një ëngjëll i zbritur në tokë dhe është e lumtur që nuk është e vetmja.

“Të kesh një aftësi të tillë është një dhuratë por edhe mallkim njëkohësisht. Të qenit në një vend me shumë njerëz është tepër e dhimbshme, sepse qenia ime përthith të gjithë energjitë e tyre negative.”

Cilat janë tiparet e një ëngjëlli të zbritur në tokë sipas Michelle? Ndihen të ndryshëm nga bashkëmoshatarët e tyre, ndjejnë dhimbjen e njerëzve dhe i përjetojnë njësoj si ata, ndihmojnë të tjerët dhe ndjejnë praninë e një bote shpirtërore si dhe kanë ndjesinë se kanë jetuar edhe më parë.

 

Sarah Rebecca Vine, 40 thotë gjithashtu se është një ëngjëll dhe këtë e kuptoi kur ishte 10 vjeçe. Sa herë që i ndodh të jetë e rënë moralisht sheh nga qielli dhe që aty vëren një copëz drite drejt e nga parajsa.

Ruth Bradshaw, 41- një tjetër ëngjëll të cilës i kujtohen jetët e mëparshme

Kelly Draper po ashtu. Ajo ishte 4 vjeçe kur u rrëzua në oborrin e shkollës, u vra shumë por picërroi sytë drejt qiellit dhe u lut: “Ëngjëll të lutem më merr nga këtu, më ço në shtëpi.” Ajo tregon se përherë e ka ditur që është një ëngjëll dhe se ka ardhur në tokë për ndihmuar njerëzit që e rrethojnë.

Burimi: Daily Mail