Linda Rama nuk jep intervista, por kur zgjedh të japi sigurohet që gazetarët të jenë të veçantë – AlpeGossip
Linda Rama nuk jep intervista, por kur zgjedh të japi sigurohet që gazetarët të jenë të veçantë

Linda Rama nuk jep intervista, por kur zgjedh të japi sigurohet që gazetarët të jenë të veçantë

Emisionet po mbyllen një e nga një. Sezoni televiziv është drejt fundit dhe prezantuesit po përpiqen të gjejnë personazhe të forta në mbyllje të tyre. Ermal Mamaqi zgjodhi Luanën, kurse Alketa Vejsiu do ta mbyllë me Linda Ramën, gruan e kryeministreit dhe Ermal Metën.

Kjo është ndër të rrallat herë kur Linda Rama pranon të merret në pyetje, për më tepër në një emison televiziv. Me siguri ajo do të jetë tunduar nga fëmijët që këtë sezon ishin personazhet më të lezetshëm. Për çfarë do ta pyesin ata dhe si do përgjigjet zonja që nuk del kurrë nëpër intervista? Mbetet për t’u parë në darkë…