I THUA PARTNERIT ”JO SONTE, JAM E LODHUR”? Mëso 3 mënyra për ta mbajtur gjallë dëshirën – AlpeGossip
I THUA PARTNERIT ”JO SONTE, JAM E LODHUR”?  Mëso 3 mënyra për ta mbajtur gjallë dëshirën

I THUA PARTNERIT ”JO SONTE, JAM E LODHUR”? Mëso 3 mënyra për ta mbajtur gjallë dëshirën

Si po ia dilni me stresin? Vështirë ta menaxhoni gjithmonë apo jo? Shumë njerëz e kanë punën më të madhe me ushqimin, me alkoolin, aktivitetin fizik etj., por edhe seksi është një mënyrë mjaft e mirë për ta larguar stresin dhe lodhjen. Po kur këta të fundit hyjnë edhe nën çarçafë?

Problemi është se stresi, lodhja mund të të largojë dëshirën për të pasur jetë të shëndetshme seksuale.

Mes punës, familjes dhe shumë qëllimeve të tjera në jetë, seksi bie në fund të listës së gjërave që duhen bërë gjatë ditës. Edhe kur stresi bëhet pjesë e rutinës, çiftet shpesh janë shumë të lodhur, ndaj edhe kontaktin fizik nisin dhe e rrallojnë, aq sa pohojnë se seksi është gjëja e fundit që u shkon në mendje të bëjnë.

Por nuk duhet të jetë kështu. Ja cilat janë disa gjëra që duhet t’i mbani në mendje për të pasur një jetë seksuale pa stres. Edhe nëse në fund të ditës ndihesh e lodhur.

Mos prisni deri në fund të ditës për të bërë seks. Përpiquni të gjeni mënyra alternative për ta shijuar kënaqësinë e seksit. Në vend që të prisni orën 23 ose edhe më vonë, kur jeni të dërrmuar dhe doni vetëm të flini, konsiderojeni mëngjesin e hershëm ose edhe dushin para se të dilni për punë për seks.

Mos e lini mënjanë dëshirën seksuale. Kjo nuk do të thotë që të bëni seks sa herë të jeni në qejf. Por do të thotë që duhet t’i mbani në konsideratë idetë e lojërave para seksit duke përfshirë puthjet dhe ngacmimet trup me trup gjatë ditës. Edhe nëse ato nuk përfundojnë në seks, tërheqja mund ta mbajë gjallë dëshirën për seks apo jo?

Kujdesuni për shëndetin. Është shumë e thjeshtë për t’u kthyer tek ushqimi apo tek alkooli, apo edhe në substanca të tjera për t’u rehatuar nga stresi, por duke i bërë këto, thjesht do ta largoni më shumë dëshirën seksuale. Ndaj, menaxhojeni stresin duke u kujdesur për shëndetin. Bëni shpesh ushtrime fizike, ushqehuni mirë dhe mbajeni gjithmonë shëndetin prioritet. Seksi është një pikë shumë e rëndësishme e mënyrës së jetesës. Jo vetëm sepse të bën të djegësh kalori dhe të nxjerrësh toksinat nga trupi, por të bën të ndihesh më mirë, duke ta larguar stresin… e vërteta që fiton gjithmonë.