NUK I DEL INATI! Samanta thumbon sërish Ronelën dhe Young Zerkën në mes të emisionit! – AlpeGossip
NUK I DEL INATI! Samanta thumbon sërish Ronelën dhe Young Zerkën në mes të emisionit!

NUK I DEL INATI! Samanta thumbon sërish Ronelën dhe Young Zerkën në mes të emisionit!

Javën e kaluar, në emisionin e së shtunës “Shiko Kush Luan” me Luana Vjollcën, ishte i ftuar këngëtari i njohur Young Zerka.

Gjatë lojrave, atij iu kërkua të qëllonte mbi foton e një personazhi që nuk e meriton famën, ndaj Zerka qëlloi mbi foton e Samanta Karavellës.

Pasi pa reagimin e Zerkës, Samanta shpërtheu në Instastory me disa fjalë që preknin edhe Ronela Hajatin.

“O Koçi nuk të shkojnë armët ty. Karaoket i bëje më mirë dikur në koncertet e mia. Eh pra, pas një buri (pa rr) të suksesshëm fshihet një grua si e jotja”- shkruante Samanta.

Mirëpo, këngëtares duket se nuk i ka dalë inati me kaq!

Këtë të shtunë, e ftuar në “Shiko Kush Luan”, ajo ia ktheu borxhin Zerkës, duke përmendur emrin e tij në lojë.

E pyetur se me cilin këngëtar s’do të bënte kurrë bashkëpunim dhe s’do të donte t’i dilte para, ajo nuk i kurseu emrat e Ronelës dhe Zerkës.

“Më qëlloi pa arsye herën e kaluar”- tha ajo për këngëtarin.