Turjan Hyska takon pas shumë vitesh zyshën e KIMISË që e “dashuronte” dhe kishte bërë këngë: Ajo nuk i tha… (FOTO) – AlpeGossip
Turjan Hyska takon pas shumë vitesh zyshën e KIMISË që e “dashuronte” dhe kishte bërë këngë: Ajo nuk i tha… (FOTO)

Turjan Hyska takon pas shumë vitesh zyshën e KIMISË që e “dashuronte” dhe kishte bërë këngë: Ajo nuk i tha… (FOTO)

E ftuar surprizë në programin “Dua të të bëj të lumtur” për Turjan Hyskën ishte dhe mësuesja e kimisë që ai kishte pasur kujdestare në gjimnaz. Kur Turi kishte qenë në gjimnaz shokët e tij më të ngushtë i kishin bërë një lojë. Ata kishin telefonuar mësuesen e kimisë dhe ai pa ditur se me kë po fliste kishte thënë një fjalë turpi.

Mësuesja e kishte kuptuar se kush kishte qenë dhe i kishte kërkuar të tregonte se cili prej shokëve ia kishte punuar atë rreng. Pas kësaj në mbledhjen me prindër Turi kishte shkuar gjithë frikë, por mësuesja nuk i kishte treguar gjë babait të tij. I kishte thënë vetëm që ishte i zoti, por i paedukuar.

Në vit të katërt Turi i kishte thënë mësueses se e ‘dashuronte’. Madje ai tregoi që kishte shkruar një këngë për të, vetëm se nuk i kishte vendosur emrin e saj.