Rikthehen në modë këpucët franceze/ Femrat shqiptare si kanë hequr nga këmba prej vitesh (FOTO) – AlpeGossip
Rikthehen në modë këpucët franceze/ Femrat shqiptare si kanë hequr nga këmba prej vitesh (FOTO)

Rikthehen në modë këpucët franceze/ Femrat shqiptare si kanë hequr nga këmba prej vitesh (FOTO)

Vitet ikin dhe moda rikthehet sërish.

Dhe nëse ka një aksesor më të njohur këtu në Shqipëri, janë këpucët e sheshta të quajtura “Balerina”, që do të jenë trendi i sezonit.

Edhe pse ato vijojnë të jenë këpucët nr. 1 në Shqipëri, kryesisht në pranverë, verë, vjeshtë, koha e tyre sipas markave më të njohura “Channel”, “Prada” etj, ka ardhur.

Rehatia dhe komoditeti janë dy kryefjalët kur flasim për këto këpucë. Sa u përket dizajnit, ky vit do të jetë i mbushur me shumëllojshmëri “Balerinash”, duke filluar nga ato me print kafshësh, te lustrafinat apo ato me shkëlqim metalik.

Për t’u njohur me modelet më në modë të vitit, ju ftojmë të shihni listën e mëposhtme: