JETA E RE E ARMELËS SË BIG BROTHER/ Nga pushimet luksoze tek fotot provokuese me rrobabanje – AlpeGossip
JETA E RE E ARMELËS  SË BIG BROTHER/ Nga pushimet luksoze tek fotot provokuese me rrobabanje

JETA E RE E ARMELËS SË BIG BROTHER/ Nga pushimet luksoze tek fotot provokuese me rrobabanje

Edhe pse kanë kaluar dy vite që nga edicioni i fundit i “Big Brother”, ish-banorët vazhdojnë të mbahen mend nga publiku dhe shumica prej tyre janë shumë të komentuar në media e shumë të ndjekur në rrjete sociale. Një prej tyre është edhe bukuroshja brune, Armela Hyseni e cila ra në sy që me hyrjen në shtëpinë e “Big Brother”.

 

Armela u cilësua si një nga vajzat më të bukura të atij edicioni dhe për muaj me rradhë ishte në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të lidhjes me Damianon e më pas sherreve mes tyre.

Më pas Armela vazhdoi të komentohej në media për ndryshimet në pamje dhe operacionin në hundë ish-banorja e pranoi vetë publikisht.

 

As jeta e saj private nuk mbeti pa u komentuar dhe disa herë u përfol se ajo ishte në lidhe me një reper shqiptar me karrierë në Londër. Armela i mohoi thashethemet dhe deklaroi se ishte beqare.

Tanimë jetën private bukuroshja e ruan në mënyrë hermetike dhe është fokusuar tek karriera e saj si këngëtare. Dy muaj më parë ajo debutoi në muzikë me këngën “Thirrëm” dhe së shpejti do të publikojë një tjetër këngë.

Armela ka tërhequr shumë vëmendjen së fundmi edhe me fotot që poston në Instagram nga pushimet ku shfaqet në super formë teksa pozon me rrobabanjo. Disa foto të reja nga Armela jua sjellim më poshtë./Xing.al