“I KISHA FLOKËT SI ELTON DEDA”/ Ronela Hajati rrëfen se ishte viktimë e bullizmit gjatë adoleshencës (FOTO) – AlpeGossip
“I KISHA FLOKËT SI ELTON DEDA”/ Ronela Hajati rrëfen se ishte viktimë e bullizmit gjatë adoleshencës (FOTO)

“I KISHA FLOKËT SI ELTON DEDA”/ Ronela Hajati rrëfen se ishte viktimë e bullizmit gjatë adoleshencës (FOTO)

Ronela Hajati është ndër vajzat më të talentuara shqiptare, e cila vjen për publikun shqiptar gjithmonë ndryshe dhe shumë ekspresive. Ndaj nëse nuk do e kishte thënë me gojën e saj, nuk do ta kishim besuar kurrë se ajo ka qënë një fëmijë shumë i qetë në shkollë, e cila i ishte përkushtuar gjithmonë librave! E ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, Ronela ka rrëfyer se ka qënë viktimë e bullizmit deri në vitin e dytë gjimnaz.

“Isha ajo vajza që rrinte në bankë të parë, më thoshte familja mëso gjithë kohës Isha me një palë syze, me tek vetull, flokët ishin të krehura si Elton Deda, ashtu të gjata se kam qenë metalare. Prandaj gjatë 8-vjeçares dhe deri në vit të parë e të dytë gjimnaz kam përjetuar bulizmin.” – tregoi këngëtarja Ronela Hajati.

Por me qetësinë që e karakterizonte në ato vite, Ronela i përgjigjej autorëve të bullizmit, duke i kënduar për tetë vite rrjesht të njëjtën këngë në orën e muzikës.

“Kam qenë shumë e vecuar, por në aktivite merrja pjesë. Ishin të vetmet momente që unë të dilja dhe të dukesha pak. Mund të them se të gjithë ata që janë talluar me mua, ia kam nxirë jetën në orë të muzikës, këndoja vetëm një këngë 8 vjet rresht dhe jam shumë e lumtur që ia kam bërë këtë. Këngën e Titanikut. Vinte ora e muzikës, thoja, ‘Zyshe mund të dal të këndoj një këngë?’ Vinte pjesa që ulërisja, bërtisja. Në gjimnaz vazhdoja mësoja dhe nuk dija asgjë tjetër nga kjo botë.”- përfundoi këngëtarja Ronela Hajati.