VËLLAI I TIJ ËSHTË VRARË NË 90-TËN/ Aktori Edmond Halili: Ma kanë lënë prindërit amanet të gjej eshtrat e vëllait – AlpeGossip
VËLLAI I TIJ ËSHTË VRARË NË 90-TËN/ Aktori Edmond Halili: Ma kanë lënë prindërit amanet të gjej eshtrat e vëllait

VËLLAI I TIJ ËSHTË VRARË NË 90-TËN/ Aktori Edmond Halili: Ma kanë lënë prindërit amanet të gjej eshtrat e vëllait

Aktori i njohur Edmond Halili ishte sot i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”. Ai ka që nga viti 1990 që kërkon eshtrat e të vëllait, Tristanit, i cili humbi jetën në moshën 25-vjeçare.

I vëllai është vrarë në kufi teksa po tentonte të arratisej jashtë shtetit, së bashku me shokun e tij të ngushtë. Halili rrëfeu se ka kërkuar kudo, por nuk ka gjetur dot asnjë informacion.

Ai tha se nuk do të ndalet kurrë pasi ia kanë lënë prindërit amanet.

“E kanë vrarë në kufi duke u arratisur, ushtari jonë, bashkë me një shokun e tij të ngushtë, të dy. I vranë të dy. Ishte 25 vjeç. Kemi pyetur por nuk po del asnjë. Tani doli një lajm për këto që janë të pushkatuar pa gjyqe edhe do merremi me këto të autoritetit të dosjeve. Jam marrë dhe me shoqatat e të persekutuarve. Ma ka lënë nëna dhe babai amanet për t’i gjetur eshtrat”, rrëfeu aktori.