Aktorja e njohur për Gent Zenelin: Më përloti dhe pse e kam rrahur gjithë kohën - AlpeGossip
Aktorja e njohur për Gent Zenelin: Më përloti dhe pse e kam rrahur gjithë kohën

Aktorja e njohur për Gent Zenelin: Më përloti dhe pse e kam rrahur gjithë kohën

Aktorja e njohur Annais Lika ka qenë pjesë e kastit të shfaqjes komediane “Çifti i Çuditshëm”, që erdhi në Teatrin Kombëtar nga regjisorja Inis Gjoni.

“Çifti i Çuditshëm” është një komedi e famshme amerikane, e cila iu besua aktorëve Romir Zalla, Gent Zenelaj, Rozana Radi, Annais Lika, Besmir Bitraku, Ervin Bejleri dhe Mehmet Xhelili.

 

E ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, ajo ka treguar se është munduar të tregojë aftësitë e saj që njerëzit të mos thoshin që është pjesë e shfaqjes pasi ka lidhje familjare me regjisoren.

Gjithashtu Anna zbuloi se në skenar kishte rol që të qëllonte Gentin, të cilit i kërkoi falje publikisht për goditjet e forta.

Në një instert të shkurtër, aktori foli pikërisht për këtë gjë duke thënë se Anna është aktore shumë e mirë, si dhe konfirmoi se e ka dorën e rëndë.

“Nuk e prisja që të më thoshte gjithë këto fjalë të mira dhe pse e kam rrahur gjithë kohën”, tha bukuroshja e përlotur.