Ai është shumë i famshëm me imitimet dhe rolet që bën në spektalin e humorit “Portikalli”, por në emisionin “Pop Culture” aktori i njohur erdhi ndryshe.
Fjala është për Rezin e “Portokallisë”, apo siç njihet ndryshe edhe si “Betim Spërdhima”, si një nga personazhet që luan në këtë spektakël të “Top Channel”.
Gjatë intervistës në “PopCulture” aktori i humorit foli për dëshirën që të ketë fëmijë. “I kam shumë qejf fëmijët. Por, për momentin…por nuk i dihet dhe mund të adoptoj një”, thotë ai.
Dëshira e tij e madhe është që të ketë katër, por… “Kam dëshirë të kem 4 fëmijë, por me këtë ekonomi sot, është e vështirë të mbash 4 fëmijë. Varet nga gruaja tani”, shprehet ai.