“Familja ime nuk e di çfarë kam kaluar”, Dafina Zeqiri rrëfen luftën me depresionin – AlpeGossip
“Familja ime nuk e di çfarë kam kaluar”, Dafina Zeqiri rrëfen luftën me depresionin

“Familja ime nuk e di çfarë kam kaluar”, Dafina Zeqiri rrëfen luftën me depresionin

Depresioni është një nga temat më të diskutuara jo vetëm në mjekësi, por edhe në botën e artit pasi të shumtë janë ata artistë të cilët kanë pranuar publikisht se kanë vuajtur nga kjo sëmundje. Më e fundit që e ka prekur këtë temë është këngëtarja shqiptare Dafina Zeqiri, e cila nëpërmjet një postimi që ka bërë në instastory ka rrëfyer se edhe ajo është prekur nga depresioni.

 

Këngëtarja ka publikuar një shkrim të aktores Jada Pinket Smith, e cila ka rrëfyer pasojat që sjell depresioni dhe ka përmendur vetëvrasjet e ndryshme që kanë tronditur showbizin. Përmbi këtë shkrim Dafina ka shkruar: “shumë gjëra për të cilat familja dhe fansat e mi nuk e kanë menduar kurrë se i kam kaluar”, dhe më pas në një postim tjetër i ka dhënë disa këshilla fansave të saj për këtë sëmundje.

“Depresioni është real dhe mund të jetë i dukshëm. Mos u mashtroni nga një buzëqeshje. Flisni! Kujdesuni për njëri-tjetrin! Mos e merrni mirësinë për dobësi! Mos e merrni dashurinë, besnikërinë dhe mbështetjen të garantuar! Ju dua me gjithë zemër!”, shkruan këngëtarja.