BËHUNI GATI/ Fifi do të bashkëpunojë me një super artist në “Këngën Magjike” – AlpeGossip
BËHUNI GATI/ Fifi do të bashkëpunojë me një super artist në “Këngën Magjike”

BËHUNI GATI/ Fifi do të bashkëpunojë me një super artist në “Këngën Magjike”

Këngëtarja Fifi ka konfirmuar pjesëmarrjen në edicionin e 20-të të “Këngës Magjike”.

Fifi ka njoftuar se do të vijë me një bashkëpunim, e megjithatë ajo nuk do ta zbulojë ende artistin se për kë bëhet fjala.

Pas suksesit të madh të vitit të kaluar, këngëtarja Filloreta Raçi ka vendosur të rikthehet përsëri në këtë festival me një baladë.

Fifi pret që ta zbulojë artistin në javët në vazhdim ndërsa thotë se kënga do të jetë një “super mega baldë me super mega tekst e super mega artist”.

Artiola Toska dhe Bruno do të rikthehen gjtihashtu me një tjetër hit në festival pas “Mirmëngjes dashni”, ndërsa për herë të parë, Aurela Gaçe dhe Eli Fara do të bashkojnë forcat në “Këngën Magjike”.