Skllave seksi që në 11 vjeçe për çiftet e martuara, makthi i vajzës së sektit të “seksit të lirë” (FOTO) – AlpeGossip
Skllave seksi që në 11 vjeçe për çiftet e martuara, makthi i vajzës së sektit të “seksit të lirë” (FOTO)

Skllave seksi që në 11 vjeçe për çiftet e martuara, makthi i vajzës së sektit të “seksit të lirë” (FOTO)

Makthi i saj ka përfunduar prej kohësh, por ajo periudhë e errët e jetës së saj është ende e pranishme në mendje. Christina Babin, nënë e katër fëmijëve, aktualisht 42 vjeçe, nuk e ka harruar kurrë fëmijërinë dhe adoleshencën si dhe tmerrin ku është rritur në sektin “Children of God” (Fëmijët e Zotit).
Gruaja ka treguar për “Mirror”, se u ka mbijetuar abuzimeve seksuale që pësonte prej vitesh duke u kthyer në një skllave seksi brenda një grupi me të cilin udhëtonte në shtete të ndryshme të botës.

“Seksi është një gjë e mirë thoshte. Na thuhej se mund të argëtoheshim. Isha konfuze, pasi unë nuk argëtohesha aspak”, tregon gruaja. “Children of God” lindi 50 vite më parë, në 1968, në California, SHBA dhe seksi përdorej si dashuri ndaj Zotit.

Deri në vitin 1987 praktika e seksit vijoi e shfrenuar, duke e përdorur seksin si armë, në emër të sakrificës, ku për marrëdhënie seksuale përdornin edhe fëmijë.
“Na përgatisnin si të ishim robotë, gjithmonë të buzëqeshur dhe të lumtur. Nuk duhet të qani, nuk duhet të luanim dhe të lexonim libra. Kush qante, ndëshkohej”, tregon Christina, shkruan noa.al.

Ajo u rekrutua kur ishte 11 vjeçe dhe u detyrua të përdorej si skllave seksi për çiftet e martuara, fillimisht në Japoni. Në moshën 12-vjeçare, bashkë me të vëllanë dhe pa nënën, u transferuan më tej në Filipine, ku u përdhunua nga burra në moshë. Më pas me rikthimin në SHBA, arriti që të shkëputej duke rindërtuar jetën e saj.