Nicki Minaj sapo ka publikuar këngën e saj të re me titullin ‘Bust Down Barbiana’ dhe të gjithë fansat po çmenden, pasi mendojnë se është një ‘diss’ për këngëtaren Ariana Grande. Në këngë madje përmendet edhe titulli i këngës hit ‘Thank u, next’. Ariana i ka hedhur poshtë menjëherë këto lajme nëpërmjet një statusi në ‘Twitter’. “Nuk do të ketë asnjëherë asgjë tjetër përveç dashurisë midis ne të dyjave. Ajo ka qenë gjithmonë pranë meje (në jetën reale), sa herë kam pasur nevojë për dike dhe unë do bëj gjithmonë të njëjtën gjë për të. Ne e duam njëra-tjetrën”, ka shkruar Ariana duke zbuluar se këngëtaret vazhdojnë të kenë një marrëdhënie të mrekullueshme.
Nicki ia ka kthyer duke shkruar: “Jo më shumë seç ti ke qenë prapa skenave. Të dua. Gjithë Jetën”. Mesa duket, nuk do të ketë kurrë një ‘diss’, ndërsa fansat mendojnë se kjo këngë është një ‘paralajmërim’ se Nicki dhe Ariana mund të sjellin një tjetër version të këngës ‘Thank u, next’.