PASIONI PËR MUZIKËN ËSHTË I HERSHËM/ Bora Zemani zbulon për herë të parë si u bë pjesë e saj (VIDEO) – AlpeGossip
PASIONI PËR MUZIKËN ËSHTË I HERSHËM/ Bora Zemani zbulon për herë të parë si u bë pjesë e saj (VIDEO)

PASIONI PËR MUZIKËN ËSHTË I HERSHËM/ Bora Zemani zbulon për herë të parë si u bë pjesë e saj (VIDEO)

Mbrëmjen e kaluar në emisionin “Soiree” ishin të ftuar personazhe të njohur të ekranit, të cilët i treguan edhe një herë publikut pasionin e madh për muzikën. Mes tyre ishte edhe moderatorja e njohur e ekranit, Bora Zemani, të cilën shumë pak e njohin si këngëtare. Në fillimet e saj moderatorja ka shpalosur talentin në muzikë, madje ka marrë pjesë edhe në festivale. Bora ka qenë konkurrente e “Top Fest 6” me një baladë të ndjerë që mbante titullin “Nuk ka humbur parajsa”.

Gjatë bisedës me moderatoren e emisionit, Jonida Shehun, Bora u kthye pas në vite duke zbuluar për herë të parë se si e gjeti veten pjesë të botës së muzikës.

“Unë isha shumë rastësisht me muzikën. Nuk jam mësuar kurrë me faktin që di të këndoj. Kanë qenë vitet kur “Top Fest” ishte në kulmin e vet. Një ditë të bukur u zgjova dhe doja të shkoja të merrja pjesë. Mami mori një zyshë kantoje, e cila sa më mori i tha mamit, goca duhet të shkojë në lice”- tregoi Bora.

Më pas Bora u ngjit në skenë duke kënduar për herë të parë ‘live’ dhe zëri i saj u pëlqye shumë nga të ftuarit dhe nga publiku.