“NUK E DI A TË MERITOJ”/ Rezarta bën urimin më prekës për ditëlindjen e Ermalit (FOTO) – AlpeGossip
“NUK E DI A TË MERITOJ”/ Rezarta bën urimin më prekës për ditëlindjen e Ermalit (FOTO)

“NUK E DI A TË MERITOJ”/ Rezarta bën urimin më prekës për ditëlindjen e Ermalit (FOTO)

Këngëtarja e njohur Rezarta Shkurta është shumë aktive në rrjetet sociale ku vazhdimisht publikon foto dhe video nga përditshmëria e saj dhe gjithashtu ndan me fansat dhe momente familjare.

Dita e sotme është e veçantë për familjen e Rezartës pasi bashkëshorti i saj , Ermal Hoxha,  feston ditëlindjen. Rezarta ka vendosur që ta urojë publikisht bashkëshortin e saj nëpërmjet  disa fjalëve shumë prekës.

Rezarta ka publikuar një foto ku Ermali shfaqet duke e puthur në ballë dhe pranë saj ka shkruar: “Çdo mbrëmje vë kokën në jastëk, kujtoj ditët që kalova, dhe e vetmja gjë që më del nga shpirti është të falënderoj zotin që të solli në jetën time… Nuk e di a e meritoj energjinë  e pastër që më dhuron pa kushte, nuk e di a të meritoj ty, i cili je gjëja me e bukur që mund të më ndodhte… Gëzuar ditën e lindjes gjysma ime! Të dua në çmenduri”, ka shkruar Rezarta.