Shpeshherë në fokus të medias rozë janë bukuroshet e “Instagram”-it, modelet, të cilat jashtë kamerës së fotografit kanë edhe një profesion në jetë. Një ndër to është edhe ajo, që për një kohë të gjatë është quajtur në media “juristja seksi”.
Në një intervistë ekskluzive për “Gazetën Shqiptare“, Redona Koçi ka rrëfyer detaje nga jeta e saj si modele, faktin se e pse i dhanë këtë emër mediat si edhe pasionin e saj në jetë. Gjithashtu, e pyetur për jetën private si dhe ngacmimet në punën e saj, ajo na ka treguar disa të pathëna lidhur me to. Për më tepër në intervistën e mëposhtme.
Jeni një nga juristet më tërheqëse të Shqipërisë. Pse zgjodhët pikërisht këtë fushë?
Më kanë tërhequr gjithmonë studimet juridike dhe të pasurit një kulturë mbi to. Jam person që nuk i pranon padrejtësitë dhe studimet që kam kryer janë një mjet pikërisht për t’i luftuar këto.
Ju pëlqen shpesh të provokoni me fotot në “Instagram”. Si reagoni ndaj komenteve negative?
Duke qenë personazh publik, jam e hapur dhe pranoj çdo lloj komenti, qofshin ato pozitive apo negative. Normalisht që pastaj janë komentet e njerëzve që më njohin në jetën reale që marrë për bazë.
A keni pasur ngacmime në punën ku jeni, duke qenë se jeni tërheqëse?
Të them të drejtën, profesionin e juristes nuk e ushtroj, kështu që s’ka ndodhur ndonjëherë.