“A JE TE GRUPI IM?” Olta do sa më shumë banorë pranë vetes – AlpeGossip
“A JE TE GRUPI IM?” Olta do sa më shumë banorë pranë vetes

“A JE TE GRUPI IM?” Olta do sa më shumë banorë pranë vetes

Duke biseduar me Kristi Dragot dhe Armaldo Kllogjerin, Olta Gixhari foli edhe një herë për grupimet në shtëpi. Aktorja e njohur e pyeti Kristin se cilit grup i përket, sepse sipas saj, ai po luan dhe me të dhe me Luizin.

Më pas Olta i tha ‘maestros’ se Kristi është i mençur, pasi e ‘godet’ atë bashkë me Luizin dhe nuk përballet i vetëm.

Sipas aktores së njohur, Kristi nuk e nominon Luizin, pasi ai shkon keq me të dhe në këtë mënyrë ai nuk ka pse lodhet me Oltën, kur me të fare mirë mund të merret Luizi.