Ledioni e ka një përgjigje për të gjithë ata që e quajtën Klevin si “pasardhësi i tij”: Unë dhe… (FOTO) – AlpeGossip
Ledioni e ka një përgjigje për të gjithë ata që e quajtën Klevin  si “pasardhësi i tij”: Unë dhe… (FOTO)

Ledioni e ka një përgjigje për të gjithë ata që e quajtën Klevin si “pasardhësi i tij”: Unë dhe… (FOTO)

Një vit më parë, kur Kelvi Kadilli, la “In Tv” për “Top Channel” pati shumë reagime në rrjet se ky i fundit do të ishte pikërisht versioni i Ledion Liços në moderim, duke ecur nën hapat e tij brenda televizionit. Kur u pa se Kelvi dhe Ledioni ndanin një marrëdhënie shumë të mirë bashkë, këto komente u përforcuan. Sigurisht një tjetër detaj i ngjashëm tek djemtë ishte pikërisht edhe stili në të veshur dhe në ‘look’ si dhe dëshira për të qenë ndryshe e për të “provokuar” publikun me të vërtetat e tyre.

Por, nëse keni menduar se për Ledionin dhe Kelvin, përcaktimi si të ngjashëm do t’i bënte të ndiheshin keq, kjo nuk është e vërtetë.

Në emisionin e të premtes, në “Top Albania Radio”, Ledion Liço teksa ka zëvendësuar Dojnën në emisionin “Thuaje me Pepsi” për një puntatë, kishte të ftuar në studio pikërisht Kelvin, me të cilin ka shkrepur një foto dhe e ka postuar në Instagram me diçiturën: “Unë dhe unë versioni i ri”, duke na lënë të kuptojmë se në fakt edhe Ledioni është i mendimit se ai dhe Kelvi kanë shumë të përbashkëta.