Sabri Fejzullahu tregon arsyen e mungesës të Adelina Ismailit në 50 vjetorin e karrierës së tij! – AlpeGossip
Sabri Fejzullahu tregon arsyen e mungesës të Adelina Ismailit në 50 vjetorin e karrierës së tij!

Sabri Fejzullahu tregon arsyen e mungesës të Adelina Ismailit në 50 vjetorin e karrierës së tij!

Pak kohë më parë Sabri Fejzullahu ka realizuar një concert madhështor për 50 vjetorin e karrierës së tij. Në këtë concert kanë qenë të ftuar shumë personazhe të njohur por u vu re mungesa e Adelina Ismajlit.

Të gjithë e dimë që Adelina dhe Sabriu kanë qenë mjaft miq të mirë kështu që u aludua se mund të kishte patur një zënkë mes tyre. Adelina reagoi për blitz.al duke thënë se nuk kishte marrë ftesë për këtë.

I ftuar në emisionin “Thumb”, Sabri Fejzullahu ka folur për herë të parë në lidhje me këtë gjë.

“Kësaj radhe kështu ka qenë se përzgjedhja e këngëtarëve ka qenë ndryshe. Adelina është rritur me mua dhe duhemi e respektohemi shumë, në koncertin tjetër sigurisht që do jetë. Nuk ësht e vertetë që s’ka patur ftesë nga unë, një javë para koncerti jemi takuar dhe kemi diskutuar. E kemi lënë një herë tjetër…”- është shprehur Sabriu për Thumb.