Le të bien këmbanat: Aurela Gaçe shumë shpejt drejt altarit për të dytën herë! – AlpeGossip
Le të bien këmbanat: Aurela Gaçe shumë shpejt drejt altarit për të dytën herë!

Le të bien këmbanat: Aurela Gaçe shumë shpejt drejt altarit për të dytën herë!

Unë bënë goxha vite që kur Aurela Gaçe eci drejt altarit për të finalizuar dashurinë e saj me Skerdin.

Ama, për të gjithë ata që e kanë harruar atmosferën e dasmës së artistes së madhe duket se Aurela ka një “as” nën mëngë.

E ftuara këtë javë në emisionin Thumb ishte Marçela Lati, biznesëoman dhe krahu i djathtë i Armand Pezës në “Geraldina Sposa”.

Teksa na foli për sfilatën e fundit të Geraldinës, Marçela na ka folur edhe për mjaft personazhe të njohur që zgjodhën këtë kompani për të celebruar ditën e tyre më të bukur.

E pyetur se me cilin personazh do të bashkëpunonte më shumë dëshirë, ajo ka zgjedhur Aurelën.

“Sepse Aurela të lejon të eksperimentosh! Pra, brenda një dasmë ti ke mundësinë ta shohësh Aurelën në forma të ndryshme. Plus, ajo është e vetmja që më thotë, kur do më martosh prap, kur do më martosh prap… dhe ka gjasa ta martoj prap me të njejtin burrë!?”, – ka treguar sipërmarrësja.

Epo, nëse ajo që na tha Marçela rezulton e vërtetë, duket se së shpejti do të kemi fatin të shohim Gaçen edhe njëherë nuse.