SHERRI I ANXHELINËS ME BEATRIXIN/ Endrit Mertiri zbulon publikisht çfarë ndodhi mes kushërirave: Njerëzit… – AlpeGossip
SHERRI I ANXHELINËS ME BEATRIXIN/ Endrit Mertiri zbulon publikisht çfarë ndodhi mes kushërirave: Njerëzit…

SHERRI I ANXHELINËS ME BEATRIXIN/ Endrit Mertiri zbulon publikisht çfarë ndodhi mes kushërirave: Njerëzit…

Disa javë më parë bëri bujë të madhe në media sherri mes dy kushërirave, Beatrix Ramosaj dhe Anxhelina Hadërgjonaj. Vajzat nuk ndiqeshin më në Instagram dhe nuk ishin parë më në shoqërinë e njëra-tjetrës.
U aludua se gjithçka kishte ndodhur për shkak të grimierit të famshëm Ariel, i cili ishte mik i ngushtë i Anxhelinës. Kjo e fundit nuk kishte pranuar që ai të ndihmonte Beatrixin me njohje nga jashtë dhe ky kishte qenë shkaku që mes tyre kishte plasur sherri.

Megjithëse dy kushërirat nuk reaguan pas lajmeve të bujshme, miku i tyre, fotografi Endrit Mertiri, ka pohuar edhe njëherë zërat se mes Beatrixit dhe Anxhelinës gjërat nuk kanë shkuar mirë. I ftuar në “NRG Radio” ai është shprehur:

“Këto janë gjëra që i përkasin atyre vetë, as nuk dua të flas për këtë gjë. Por një mesazh ama e kam për njerëzit, sepse ka pasur dhe raste që unë kam bërë fjalë me njerëz shumë të afërt të mitë. Ne dhe me prindërit që kemi në shtëpi, ose me vëllain, ose me motrën, sa herë zihemi. Është diçka që ndodh shumë herë. Media do klikime dhe të gjitha gjërat me rradhë, por që unë jam me këtë idenë: Chill.”- ka thënë Endriti.

“Njerëzit edhe zihen me njëri-tjetrin, kështu që chill. Pra e sigurt që ata qenkan zënë me njëri-tjetrin.”- tha Julka Gramo duke qeshur.