KORONAVIRUSI/ Goditet rëndë industria e modës! Letër Shtëpisë së Bardhë - AlpeGossip
KORONAVIRUSI/ Goditet rëndë industria e modës! Letër Shtëpisë së Bardhë

KORONAVIRUSI/ Goditet rëndë industria e modës! Letër Shtëpisë së Bardhë

Po, industria e modës dhe shitjet me pakicë janë prekur jashtëzakonisht shumë. Stilistë të shumtë kanë folur për sfidat me të cilat po përballet industria e modës në këtë moment, kur koronavirusi është shpallur pandemi globale. Duke përmendur çështje të lidhura me rrjedhjen e parave të markave, Prabal Gurung tha për Vogue se kjo situatë nuk do të sistemohet vetëm nga një shitje. Brandon Maxwell, nga ana e tij, tha:

“Përqëndrimi im kryesor në të gjithë këtë do të jetë ekipi im dhe mbajtja e të gjithëve të punësuarve, duke u siguruar që të gjithë të ndihen të shëndetshëm mendërisht dhe fizikisht.”

Shitësit me pakicë gjithashtu kanë qenë të drejtpërdrejtë në lidhje me betejat e paraqitura nga rregulloret e “qëndrimit në shtëpi”. “Zinxhiri i furnizimit është prekur shumë rëndë nga kjo. Unë mund ta imagjinoj, se si do të ndikojë kjo në sezonin e ardhshëm… Nuk ka dyshim që do të jetë një vit sfidues përpara nesh”, -tha Andrew Dryden, bashkëthemeluesi i Mecca Departamento në LA.

Dje, CFDA dhe 90 grupe biznesi, përfshirë Federatën Kombëtare të Shitjes me Pakicë, Këshillin e Aksesorëve dhe Shoqatën e Këpucëve të Modës së Nju Jorkut, dërguan shqetësimet e tyre në Shtëpinë e Bardhë, me anë të një letre drejtuar Presidentit Trump. Ata bënë thirrje për përpjekje të stabilizimit ekonomik, në mesin e pandemisë së koronavirusit. Letra fillon duke lavdëruar administratën dhe Kongresin për përpjekjet dhe veprimet e tyre për shëndetin publik dhe vazhdon:

“Dëmi ekonomik nga distanca sociale dhe mbyllja e detyrueshme e dyqaneve është reale. Largimet dhe vështirësitë ekonomike me siguri do të pasojnë, veçanërisht për shitësit me pakicë dhe markat e mëdha. Çështja më e madhe dhe e vetme që përballet industria tani është likuiditeti dhe përpjekjet për stimulim federal duhet të jenë të shpejta dhe fleksibël aq sa duhet për të adresuar nevojën urgjente për qasje në kredi që këto biznese të mbahen. “

“Biznesi i modës është goditur fort nga çdo këndvështrim. Moda amerikane është një forcë lëvizëse prej 400 miliardë dollarësh në ekonominë amerikane, që punëson 4 milionë njerëz, pa përfshirë këtu punët me pakicë. Industria e shitjes me pakicë është punëdhënësi më i madh i sektorit privat të vendit, duke kontribuar 4 trilion dollarë në PBB-në vjetore dhe duke mbështetur një në katër vende pune në SHBA”, -Burch tha për Vogue. “Direkt dhe indirekt ne jemi një nga punëdhënësit dhe kontribuesit më të mëdhenj në PBB. Ne duhet t’i bëjmë zërat tanë të dëgjohen… për industrinë dhe vendin tonë!”

John Idol, kryetari dhe drejtori i përgjithshëm i Capri Holdings, ndërmarrja mëmë e Michael Kors, Versace dhe Jimmy Choo, bëri jehonë ndjenjat e Burch:

“Si për të gjithë amerikanët, çështja më e rëndësishme me të cilën po përballemi është punësimi. Ne e dimë që kur kjo pandemi do të ikë përfundimisht, edhe industria do të kthehet në një normë të re. Ne ndërkohë, kemi nevojë për ndihmë financiare në formën e subvencioneve të menjëhershme të pagave, kredi pa interes dhe lehtësim të zgjatur të pagesës së taksave në mënyrë që ne të vazhdojmë angazhimin tonë për të mbajtur punonjësit tanë. “

Sot, në Washington DC, negociatat për një paketë stimuluese prej afro 1.4 trilionë dollarë janë duke vazhduar.