PASI MORENA TARAKU SHPALLI FEJESËN/ Vjen reagimi i papritur i miliarderit iranian (FOTO) – AlpeGossip
PASI MORENA TARAKU SHPALLI FEJESËN/ Vjen reagimi i papritur i miliarderit iranian (FOTO)

PASI MORENA TARAKU SHPALLI FEJESËN/ Vjen reagimi i papritur i miliarderit iranian (FOTO)

Ditën e djeshme në të gjitha media bëri bujë lajmi se këngëtarja shqiptare, Morena Taraku, është fejuar. Gjithë aludimet nisën pas një fotoje që ajo publikoi në ‘Instastory’ ku shfaqej me një unazë diamanti në dorë dhe pranë postimit kishte shkruar: “Unë thash po”.
Mirëpo, të gjithë u habitën nga ky postim i Morenës, duke qenë se ajo vetëm pak muaj më parë i dha fund lidhjes me miliarderin iranian, Sasha Sobah, me të cilin patën një ndarje aspak paqësore.

Siç duket Sasha e ka marrë vesh lajmin e fejesës së ish të dashurës dhe ka reaguar së fundmi në ‘Instastory’. Ai ka vijuar të publikojë disa imazhe nga udhëtimi i tij në Paris dhe disa foto ku shihet me një femër tjetër, duke treguar kështu se nuk ja ndjen fare për Morenën dhe po vazhdon jetën e tij.