DALIN PAMJET/ Atdheu dhe Sindi shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin jashtë ekranit – AlpeGossip
DALIN PAMJET/ Atdheu dhe Sindi shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin jashtë ekranit

DALIN PAMJET/ Atdheu dhe Sindi shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin jashtë ekranit

Me rikthimin e Atdheut në “Për’puthen” u ndezën sërish disa debate të forta mes vajzave që kanë shfaqur pëlqim për të. Sidomos mes Sindit dhe Antonelës nuk kanë munguar thumbat për njëra-tjetrën, duke qenë se të dyja ato duket se po “luftojnë” për të fituar zemrën e djalit nga Kosova.

Pasi Atdheu u rikthye, pati një përballje me Sindin, sepse të dy kishin lënë disa gjëra pezull. Ata kishin pasur disa takime, por asnjëherë nuk e kishin sqaruar raportin e tyre nëse ishte miqësor apo diçka më shumë. Gjatë kësaj përballjeje Atdheu i tha Sindit se pëlqimi për të i ishte zbehur, pasi kishte parë takimet që ajo ka bërë më herët me Muratin dhe Elvisin. Sindi nuk i besoi fjalët e Atdheut, duke nënkuptuar se ai vazhdon të ketë pëlqim për të, por nuk e tregon.

Në fakt Sindi duket se ka pasur disi të drejtë!

Mbrëmjen e sotme ajo është parë në një të njëjtin lokal dhe e ulur në të njëjtën tavolinë përkrah Atdheut. Në një video të publikuar dy ata duken shumë të afërt, teksa Atdheu i pëshpërit diçka në vesh Sindit. Duket se biseda mes tyre është serioze, sepse as njëri dhe as tjetri nuk po buzëqesh, por videoja lë vend për dyshime. Në fakt ata të dy kanë thyer edhe rregullin bazë të programit që nuk duhet të takohen jashtë bashkë dhe nuk e dimë nëse produksioni i “Për’puthen” do të marrë masa për dy konkurrentët. Ndërkohë nuk e dimë se çfarë kanë diskutuar bashkë Sindi dhe Atdheu, ndaj do të presim një shpjegim prej tyre për këtë situatë.

VIDEO