KARANTINA DHE “ÇMENDURITË” E VIP-AVE/ Disa u qethën LIVE, të tjerë u… “arratisën” – AlpeGossip
KARANTINA DHE “ÇMENDURITË” E VIP-AVE/ Disa u qethën LIVE, të tjerë u… “arratisën”

KARANTINA DHE “ÇMENDURITË” E VIP-AVE/ Disa u qethën LIVE, të tjerë u… “arratisën”

Karantina e VIP-ave ka qenë e mbushur plot argëtim dhe gjëra të “çuditshme” që ata kanë sfiduar me veten.

Një pjesë e VIP-ave kanë eksperimentuar me flokët në kushte shtëpie, madje dhe jane qethur… live!

AlpeGOSSIP ju sjell disa nga momentet e “çuditshme” të VIP-ave nga karantina e tyre.

Moderatorja e njohur Bora Zemani ka vendosur të lyejë flokët e vetme në shtëpi gjatë karantinës, pasi parukeritë janë mbyllur për shkak të koronavirusit.
Ky proces nuk ka shkuar si duhet për moderatoren, pasi ajo është lyer që te koka der te “këmbët” me bojë të zezë, siç e shohim edhe në fotot e mëposhtme.

Arbana Osmani e theu karantinën e saj duke u “arratisur” në drejrim të detit. Moderatorja ka postuar një foto në instagramin e saj gjë që shkaktoi konflikt mes Aulona Mustës dhe Arbanës. Aulona Musta e kritikoi për sjelljen e saj gjatë karantinës duke thënë: “Skandaloze shkoi në det për të bërë plazh”.

View this post on Instagram

(Not) Blue💙

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on

Ermal Mamaqi pak ditë më parë mori një vendim i cili i habiti të gjithë.
Teksa qëndronte i mbyllur në shtëpinë e tij, në mungesë të një berberi ai u qeth tullac, siç e shohim edhe në foton e mëposhtëme.

Bes Kallaku ka bërë një “çmenduri”  në shtëpinë e tij duke vendosur një kërmill tek dera e dhomës për ta frikësuar Xhensilën, e cila qëndron një orë e mbyllur brenda në dhomë nga frika që ka nga kërmilli.

Besi ka pulblikuar videon ku duket Xhensila e tmerruar dhe del nga dhoma duke bërtitur.

Olsi Bylykun ditëlindja e ka gjetur në karantinë duke festuar ditëlindjen me një tortë të “çuditshme” në formë hamburgeri.

View this post on Instagram

22🥳

A post shared by Olsi Bylyku (@olsibylyku1) on