ZBULOHET “MISTERI I XHINSEVE”/ Baby G tregon të vërtetën e sherrit me Rinën – AlpeGossip
ZBULOHET “MISTERI I XHINSEVE”/ Baby G tregon të vërtetën e sherrit me Rinën

ZBULOHET “MISTERI I XHINSEVE”/ Baby G tregon të vërtetën e sherrit me Rinën

Sikurse çdo të shtunë, edhe këtë puntatë “Shiko kush luan” nga Luana Vjollca solli shumë argëtim, humor dhe surpriza, kjo falë të ftuarve mjaft interesantë.

Një ndër ta ishte dhe rep-artistja Baby G. Duke njohur karakterin impulsiv të saj reperja tregoi disa të vërteta gjatë emisionit.

Në lojën “Ndaje ose Haje” ajo u pyet se cili nga lajmet që ka qarkulluar për të ka qënë i vërtetë. Baby G shprehet se lajmi për xhinset ka qënë i vërtetë. Më pas ajo u pyet nga Olti Curri se si qëndron e vërteta mes saj dhe Rinës.

Reperja tregoi se me Rinën asnjëherë nuk ka qënë shoqe, por thjesht e ka mbajtur afër.

“Nuk i kam rënë në qafë Rinës. Ajo ka qënë një fanse, nuk kemi qënë shoqe, e kam mbajtur afër. Ndërsa xhinset akoma nuk mi ka dhënë, të mi japë.” shprehet Baby G.

Kujtojmë se “sherri” virtual i dy repereve bëri bujë të madhe në mediat online, duke përfshirë dhe fansat e tyre.