Siç dihet moderatorja Bora Zemani dhe Dj i njohur Vin Veli janë prindër të një djali që quhet Arbor. Dyshja ndonëse kanë kohë që janë divorcuar kanë treguar gjithmonë se kanë një marrëdhënie shumë të mirë me djalin e tyre, me të cilin publikojnë foto vazhdimisht në rrjetet sociale.
Së fundmi, një vëmendje të madhe të fansave e ka marrë një foto që Vini ka publikuar në profilin e tij. Në të shihet së bashku me të birin Arbor teksa të dy po konsumojnë ushqim.
“I bekuar që jam babai krenar i Arbor Velit”, ka shkruar pranë fotos Dj i njohur ku të shumtë kanë qenë fansat që kanë dalluar ngjashmërinë e madhe mes djalit dhe Dj.