Me vetullat e holla dhe flokët e shkurtër bjond, si dukej Jonida Maliqi 11 vite më parë – AlpeGossip
Me vetullat e holla dhe flokët e shkurtër bjond, si dukej Jonida Maliqi 11 vite më parë

Me vetullat e holla dhe flokët e shkurtër bjond, si dukej Jonida Maliqi 11 vite më parë

Ajo është cilësuar shpesh si kameleon i bukurisë, pasi ndryshon shpesh pamje, nga modeli te ngjyra e flokëve. Jonida Maliqi është gjithmonë në ndjekje të trendeve të fundit dhe nuk ngurron t’i provojë pavarësisht si në veshje apo në pamje.

Dhe këngëtarja është bërë sot nostalgjike, pasi postoi një video nga performanca e 2008-s e këngës “S’jam baladë”, një bashkëpunim me Eugent Bushpepën dhe Rovena Dilon.

Në performancën e mbajtur për Festivalin e RTSH-së, Jonida shfaqet me një pamje komplet ndryshe nga sot.

Ajo ishte bjonde, me flokë të shkurtër dhe me vetullat e holla, që i përshtateshin modës së asaj kohe.

Ndërsa kanë kaluar 11 vite nga kjo performancë, Jonida prej kohësh qëndron besnike e flokëve gështenjë, ndërsa iu rikthye gjatësisë mesatare.

Kujtojmë se në maj ajo do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion me këngën “Ktheju Tokës”.