Meghan Markle dhe Princ Harry u zhvendosën dy muaj më parë në shtëpinë e tyre të re në Frogmore. Ndonëse shtëpia u rindërtua pak para se dukesha të sillte në jetë fëmijën e saj të parë, duket se ajo do të rinovohet sërish. Arkitekti i zgjedhur nga familja mbretërore do të bëjë ndryshime në pjesën e jashtme të shtëpisë dhe do të ridekorojë dyert, dritaret, muret për ta përshtatur të gjithë ambientin për djalin e vogël. Siç duket dyshja po kujdeset të ketë një vend sa më komod për të voglin e tyre.
Kujtojmë se shtëpia në të cilën çifti mbretëror është zhvendosur është shumë e vjetër dhe ata dëshirojnë që ta bëjnë atë sa më të sigurt për Archie-n.