Aktori i njohur, Amos Zaharia, është shprehur se nuk do paguante asnjë qindarkë për të surprizuar Luiz Ejllin dhe Kiara Tito. Kjo u zbulua gjatë rrengut që iu bë në ‘Top Albania Radio’.
Ish-banori i ‘Big Brother VIP2” u telefonua nga Anxhela, e cila i tha se po kërkon të mbledhë disa para nga të eliminuarit për të ngritur një balonë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Amos i tha se e ka të pamundur të paguajë 215 euro, ndërsa kur mësoi se balona do ngrihet për Luizin dhe Kiarën shtoi se nuk do ta bënte pasi ata kanë qenë kundërshtarët e tij në lojë.
Pjesë nga biseda:
Anxhela: Po i mbledhim të gjitha paratë nga të eliminuarit. Ne kemi mbledhur, 785 euro, na duhet që ta plotësojmë 1 mijë euro për të ngritur balonën, na duhet 215 euro nga ana juaj.
Amos: Për momentin e kam çik të vështirë të them të drejtën, për momentin e kam të pamundur
Anxhela: Po nëse mund ta shtyjmë, se ne këtë surprizë duam t’ia bëjmë Kiarës dhe Luizit.
Amos: Aq më tepër për Luizin dhe Kiarën, kam qenë kundërshtari i tij.
Anxhela: Mbase për t’i treguar të gjithëve se ajo ishte një lojë…