Marrëdhënia me vjehrrën/ Zaimina ka dy fjalë për të: Më ke sjellë një... - AlpeGossip
Marrëdhënia me vjehrrën/ Zaimina ka dy fjalë për të: Më ke sjellë një…

Marrëdhënia me vjehrrën/ Zaimina ka dy fjalë për të: Më ke sjellë një…

Duke folur mbi ndjesinë e të bërit nënë, e ftuar në “Xing me Ermalin”, Zaimina nuk harroi të bënte një përshëndetje për të gjitha nënat duke u shprehur se tani që është bërë nënë vetë, i kupton shumë mirë sakrificat që ato bëjnë për fëmijët dhe është akoma më shumë mirënjohëse.

“Duhet t’i falenderojmë për gjithë sakrificën, dashurinë pa kushte, për të gjitha gjërat e mira që na kanë falur në jetë”, u shpreh ndër të tjera këngëtarja.

Në fund të këtij falenderimi për nënat, Zaimina i bëri një dedikim edhe vjehrrës së saj me të cilën siç është shprehur më parë ka një marrëdhënie shumë të mirë.

“Faleminderit që ka sjellë në jetë një njeri të mrekullueshëm siç është Klodi, që sot është partneri im”, u shpreh Zaimina.