Zaimina prek publikun, flet për herë të parë për ndjesinë e të bërit nënë – AlpeGossip
Zaimina prek publikun, flet për herë të parë për ndjesinë e të bërit nënë

Zaimina prek publikun, flet për herë të parë për ndjesinë e të bërit nënë

E ftuar sot në “Xing me Ermalin”, këngëtarja e shumë komentuar, Zaimina Vasjari ka folur për herë të parë pas lindjes për ndjesinë e të bëri nënë dhe sjelljen në jetë të vajzës së saj Khloe.

“Është kënaqësia më e bukur që mund t’i ndodhë një femre”, tha Zaimina, fjali e cila u duartrokit shumë nga publiku.

 

“Dua të përshëndes të gjitha nënat që janë sot këtu. Dua të përshëndes dhe mamin tim sepse kur bëhesh nënë vetë, nëse ke qenë mirënjohëse më përpara, bëhesh një mijëfish mirënjohëse. Duhet t’i falenderojmë për gjithë sakrificën, dashurinë pa kushte, për të gjitha gjërat e mira që na kanë falur në jetë”, u shpreh këngëtarja.