MALUMA NË TIRANË/ Zbulohet se sa do të kushtojnë biletat e koncertit – AlpeGossip
MALUMA NË TIRANË/ Zbulohet se sa do të kushtojnë biletat e koncertit

MALUMA NË TIRANË/ Zbulohet se sa do të kushtojnë biletat e koncertit

Pak ditë pasi “Iconstyle.al”  konfirmoi lajmin e ardhjes së këngëtarit me famë botërore, Maluma në Tiranë, vjen edhe çmimi i biletave të koncertit të tij.

Maluma do të mbajë një koncert madhështor, i pari në Tiranë, më 14 mars kur janë edhe festimet për Ditën e Verës.

Shifrat variojnë nga 4500 lekë të rinj (38 euro) në zonën e quajtur Cherry, e cila ndodhet pranë skenës, deri në 3000 lekë të rinj (25 euro) për një vend në zonën Mimosa.

Burime të sigurta për “Iconstyle.al”, kanë treguar se Maluma do të mbajë koncert më 14 mars dhe çdo gjë do të jetë me standarte botërore.

Ai do të performojë këngët e tij më të njohura, ato që na kanë bërë të kërcejmë kudo.