JO VETËM PËR ARIANËN/ Ermal Fejzullahu i bën dhuratën super luksoze vetes – AlpeGossip
JO VETËM PËR ARIANËN/ Ermal Fejzullahu i bën dhuratën super luksoze vetes

JO VETËM PËR ARIANËN/ Ermal Fejzullahu i bën dhuratën super luksoze vetes

Dy ditë më parë, Ermal Fejzullahu i bëri bashkëshortes së tij dhuratën super luksoze.

Ai i bleu  Arianës një makinë të tipit “Range Rover”, e cila ka një çmim marramendës që fillon nga  60 mijë euro.

Makina ishte ngjyrë gri  dhe Ermalit i paska pëlqyer aq shumë, sa e ka marrë edhe një për vete.

Këngëtari ka publikuar në Instagram, video ku tregon se së bashku me Arianën ka të njëjtat makina.

Më parë, Ermali kishte një “Range Rover”, por e kishte të zi, ndërsa Ariana të bardhë.

Ermali dhe Ariana sapo janë kthyer nga pushimet në Maldives.

Çifti së bashku me fëmijët, kaloi ditët e para të vitit në këtë vend dhe fotot e tyre na bënë zili të gjithëve.